Koperativa bashkëpunoi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore për të kriju dhe dizajnu një identitet të brendit për dritaret e ndryshme të garancisë kreditore. Duke marrë një qasje të freskët dhe dinamike, Koperativa zhvilloi identitete të dallueshme që theksojnë qëllimet specifike të secilës dritare, duke e bërë më të lehtë për bizneset dhe individët të lidhen me shërbimet që ato ofrojnë.
Përveç punës së brandingut, Koperativa prodhoi infografika të animume që komunikojnë në mënyrë efektive misionin e FKGK-së dhe përfitimet e secilës dritare garancie. Kjo qasje multimediale siguron që informacioni të jetë i qasshëm dhe tërheqës për të gjitha audiencat, duke ofruar qartësi mbi mënyrën se si FKGK kontribuon në rritjen ekonomike në Kosovë.