Për Golden Eagle e kemi konceptu një fushatë marketingu të bazuar në sloganin ikonik “Kush s’guxon?!” dhe këtë “qëndrim” e kemi përcjellë edhe në konceptin për reklamat televizive. Në social media, fushata është komuniku përmes një serie reklamash ku njerëzit e sfidojnë njeni-tjetrin me marrë pozën e shqiponjës n’situata të pazakonshme – duke e nxite natyrën e tyre rebele. Kemi dështë me kriju një atmosferë argëtuese e t’guximshme – që reflekton energjinë edhe guximin e Golden Eagle. E jemi krenarë me thanë se e kemi arritë. Kush tha që s’mujshim?!