Për Ozone Hair Clinic, klinikën kryesore të transplantit të flokëve në Kosovë, synimi ynë ishte të krijonim diçka që mbetej në mendje, me humor dhe emocion, duke trajtuar rënien e flokëve në një mënyrë të re, pa e bërë të sikletshme apo tepër serioze. Në historinë tonë, Babadimri përballet me një dilemë të papritur. Nën kapelën e tij të famshme të kuqe, fshihet një shqetësim personal: flokët e tij dikur të bukur po bien. Kur një erë e fortë zbulon sekretin e tij para botës, ai ndjehet i ekspozuar, i turpëruar dhe i shkëputur nga vetë identiteti që e definon.
I humbur dhe i dëshpëruar, ai endet nëpër rrugë derisa ndesh Ozone Hair Clinic. Aty, gjen jo vetëm një zgjidhje, por edhe shpresë. E xhiruar në stil dokumentar, reklama ndjek Babadimrin teksa ai flet drejtpërdrejt me kamerën, duke ndarë rrugëtimin e tij me humor dhe sinqeritet. Me atmosferën e ngrohtë festive dhe tonin frymëzues, reklama ndërthur shpirtin e Krishtlindjeve me mesazhin e kujdesit për veten dhe transformimit personal.