Për të komunikuar përkrahjen e përgjithshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, e sidomos për të rinjtë, në një mënyrë pak më ndryshe, e nisëm një iniciativë që e tregon këtë përkrahje financiare në një formë jo-formale e kreative. Për secilin qytet kemi përfshi nga një Ambasador të Ri Evropian, që na bëri një xhiro nëpër vendet ku ka pasur përkrahje nga BE, qoftë projekte, pika interesante për vizitorë, ose ndonjë shenjë që vlen të tregohet – krejt kjo në formë dokumentari ose vlogu të shkurtë për rrjete sociale. Discover Prizren për shembull, përfshinte një shetitje në qytet dhe një ndalesë te disa pika kulturore si Kalaja, Shadërvani me kalldrëm, lumi Lumbardh e tjera.