Në zemër të konceptit kreativ ishte një simbol i thjeshtë por i fuqishëm: përqindja (%) – një shenjë universale e statistikave. Ne e kemi rimendu këtë ikonë duke e lidhë me humor e me pamje që ju janë të njohshme bujqve: kultura bujqësore, bagëtia, veglat e punës edhe traktorët. Prej kësaj, ka dalë një identitet vizual që s’ka qenë veç i lezetshëm për sy, por edhe shumë i afërt me publikun tonë kryesor. Duke e kthy një simbol statistikor në një mjet rrëfimi të bazuar në jetën e përditshme bujqësore, kemi kriju një gjuhë vizuale që kap edhe kuptimin, edhe kreativitetin. Kjo e ka bë fushatën të jetë e rëndësishme dhe e prekshme për komunitetet rurale. Fushata ka përfshi komplet shërbimet kreative e strategjike: Strategji komunikimi e përshtatshme për publikun rural të Kosovës; Branding edhe dizajn për materiale digjitale edhe të shtypura; Prodhim përmbajtjeje video – animacione edhe dokumentarë; Strategji mediale për TV, radio edhe rrjete sociale; Blerje mediale edhe menaxhim i fushatës.