Author: Aurela Kadriu, sociologist, researcher and cultural managerThink of a self-made industry that hasn’t even called itself by a name for over two decades, yet continues to grow and thrive passionately against all odds. That’s Kosovo’s creative industry. Evolving for more than twenty years in a scattered manner -- from individuals starting in small studios to building world-class brands -- it is now coming together to shape Kosovo’s international image.Passion, commitment, and talent form the foundation of what is showing true potential to grow into a sustainable creative industry in Europe’s youngest country. Although the term is relatively new in local public and institutional discourse, the creative industry has always existed in Kosovo and is steadily expanding.Often overlooked by both the global market and local institutions, Kosovo’s creative workers have led the development of the sector from within, while promoting it abroad. From leading marketing and advertising firms to artistically qualitative music and film festivals, Kosovo’s creatives have simultaneously invested in self-development, built strong networks, and put Kosovo on the international map. Një Forcë Ekonomike në RritjeEdhe pse përballen me mungesë mbështetjeje institucionale, krijuesit e Kosovës po depërtojnë në skenën ndërkombëtare dhe po krijojnë vende të reja pune. Industria krijuese është një nga sektorët ma premtues për zhvillim ekonomik në Kosovë. Sipas statistikave të fundit, ajo kontribuon me 2.35% në BPV dhe punëson mbi 19,000 persona – që përbën 5.2% të fuqisë punëtore në vend. Kjo e vendos këtë industri si sektorin e nëntë më të madh për nga punësimi, madje përpara sektorit të teknologjisë së informacionit dhe disa industrive tradicionale. Prej marketingut dhe reklamës me cilësi të lartë, deri te dizajni i modës, filmi, muzika, artet pamore dhe performuese, profesionistët e Kosovës kanë punu me përkushtim për me e rritë cilësinë dhe shtrirjen e punës së tyre. Kanë ndërtu rrjete të forta, lokale e globale, e janë shndërru në pjesë të rëndësishme të rritjes ekonomike të vendit, e në ambasadorët ma të mirë të Kosovës.Sot, Kosova i organizon disa prej festivaleve më të njohura ndërkombëtare të filmit, animacionit, muzikës dhe arteve performative, duke tërhequr artistë e publik prej krejt botës dhe duke dërgu një pjesë të Kosovës jashtë. Ndërkohë, firmat tona të marketingut kanë prodhu fushata të fuqishme për brende ndërkombëtare, e dizajnerët e modës kanë veshur figura publike të famshme në mbarë botën. Kjo e tregon qartë: talenti edhe vullneti janë këtu, e janë në rritje. Çka mungon tash është ma shumë njohje dhe mbështetje si ndërkombëtare, ashtu edhe vendore. Ndërtimi i të Ardhmes: Strategji, Mbështetje dhe QëndrueshmëriDisa hapa të parë për ndërtimin e një ambienti të qëndrueshëm për industrinë krijuese në Kosovë veç janë ndërmarrë. Qeveria e Kosovës ka nisë procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Industrinë Krijuese. Ky proces i ka bashku aktorët kryesorë ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, misionet diplomatike, profesionistët e industrisë krijuese dhe institucionet shtetërore, si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Të gjithë këta janë duke skanuar gjendjen në terren, duke u bazu në praktikat e mira dhe kontributet e liderëve të industrisë në fusha si marketingu, televizioni, filmi, muzika dhe artet performuese, që kanë pasë rol qendror në zhvillimin kulturor e ekonomik të vendit.E mbështetur në praktikat më të mira nga vet terreni, kjo strategji synon me i njoftë arritjet e deritashme por edhe me e ndërtu kornizën ligjore dhe administrative që e mbështet, mundëson dhe e rrit industrinë krijuese në Kosovë. Ky zhvillim është një moment kyç për sektorin, sidomos pas vendimit të BE-së në vitin 2024 për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke u mundësu me udhëtu lirshëm nëpër Evropë.E përkrahur nga rinia inspiruese e Kosovës, më e reja në moshë në Evropë, e shtyrë përpara prej pasionit, kreativitetit dhe përkushtimit, industria krijuese e Kosovës nuk është veç një industri që duket bukur nga jashtë, por një mundësi reale për investim ndërkombëtar. Industria krijuese e Kosovës veçse është këtu dhe është gati me hy në tregun global. Po vijmë!