Koperativa është përzgjedhur edhe një herë për të ofruar shërbime strategjike të komunikimit për Bashkimin Evropian në Kosovë, si pjesë e një konsorciumi të udhëhequr nga WEglobal. Ky angazhim i ri shënon vazhdimësinë e punës së suksesshme të Koperativës në zhvillimin e strategjisë së komunikimit institucional të BE-së, duke u mbështetur në përvojën shumëvjeçare të suksesshme, dhe duke e shtrirë kështu partneritetin për të shtatin vit radhazi me Bashkimin Evropian. Besimi i vazhdueshëm në Koperativën reflekton përvojën e gjerë të agjencisë në dizajnimin dhe zbatimin e projekteve të mëdha të komunikimit institucional. Ndër vite, Koperativa ka zhvilluar strategji të komunikimit institucional për Bashkimin Evropian në Kosovë, duke përkthyer politikat komplekse të procesit të integrimit evropian në narrativa të kuptueshme, përmës zhvillimit të fushatave të integruara, menaxhimit të ngjarjeve të ndryshme si dhe krijimit të përmbajtjes që rezonon me target-audienca të ndryshme në mbarë Kosovën. Një komponentë qendrore e projektit mbetet Shtëpia e Evropës në Kosovë, me lokacione në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut. Shtëpia e Evropës shërben si një hapësirë publike ku qytetarët bashkëveprojnë me BE-në përtej kornizave formale të politikave: përmes debatit, ngjarjeve kulturore, ekspozitave dhe dialogut të hapur. Shtëpitë e Evropës janë shndërruar në një vendtakim për të diskutuar ide, kreativitet dhe vlera të përbashkëta, duke e sjellë Bashkimin Evropian më afër qytetarëve të Kosovës. Koperativa do të vazhdojë të zhvillojë një program dinamik të Shtëpisë së Evropës në Kosovë, duke mbështetur ekspozita, diskutime publike, ngjarje kulturore dhe takime të komuniteteve të ndryshme në Kosovë, dukë bërë mundësitë evropiane të qasshme për qytetarët. Këto aktivitete synojnë të stimulojnë dialog të hapur, pjesëmarrje dhe mirëkuptim, veçanërisht tek të rinjtë dhe komunitetet lokale. Në vazhdim, faza e re e aktiviteteve të komunikimit do të vendosë theks të veçantë në ‘storytelling’, dialog publik dhe angazhim digjital. Duke portretizuar tregime të ndryshme, projekti do të zgjerojë formatet kreative, do të forcojë integrimin me komunitetin dhe do të krijojë materiale informuese të përshtatura për audiencën digjitale. Përmes ngjarjeve, fushatave multimediale, platformave sociale dhe hapësirave publike, qytetarët të marrin pjesë aktive për të formësuar diskutimet rreth rolit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Përzgjedhja e Koperativës si agjencia që do të zhvillojë strategjinë e komunikimit institucional të bashkimit Evropian në Kosovë është një konfirmim i fortë i përvojës dhe ekspertizës sonë shumëvjeçare në fushën e komunikit kreativ dhe strategjik, gjithmonë me qëllim të lidhjes së institucioneve me komunitetet të cilave u shërbejnë.