Autor: Arian Rexhepi, Drejtor Kreativ | Themelues i Koperativës

Paramendo me ua kërku pesë arkitektëve me ta dizajnu shtëpinë falas, me zgjedhë veç njanin… e në fund me vendosë me ble banesë.
"Do t’i zëvendësojmë prezantimet me biseda. Do të kërkojmë me u pagu për mendimin tonë. S’do t’i zgjidhim problemet pa u pagu."
– Blair Enns, The Win Without Pitching Manifesto
Nëse ke punu mjaft gjatë në industrinë kreative, e njeh rutinën. Të thirr një klient, ndonjë i ri, apo naj ekzistues. Janë të emocionum për një projekt të ri. Kanë dëgju fjalë të mira për ty edhe e njohin punën e agjensionit tand.
“E duam punën tuaj,” thojnë. Edhe aty vjen fjalia që s’ta don veshi:
“Na kishim pasë qef me bë një pitch.”
Që është mënyrë e butë me të thanë: “A mundesh me bo do punë falas, që na me pa a po na pëlqen?”
Ky është absurditeti i industrisë kreative ku punojmë. Po t’shkosh te naj avokat e me i kërku me ta shkru naj kontratë veç me pa a po të përshtatet, t’qesin jashtë me të qeshne. Po t’shkosh te naj restoran e me i lyp tri shujta për provë para se me vendosë me pagu, ta thërrasin sigurimin. Ama në botën tonë? Është “normalitet”. Jo veç normalitet por obligim. Kjo duhet me ndryshu.

Kimia që brendet nuk e diskutojnë mjaftueshëm

Brendet e mëdha nuk ndërtohen me transaksione të rastit, po me marrëdhënie të vërteta.
Shih Apple dhe TBWA\Chiat\Day. Kjo marrëdhënie po zgjatë mbi 30 vjet. Jo pse kanë garu çdo vit me pitch-e, po pse kanë kriju kimi kreative, vlera të përbashkëta edhe një kuptim të thellë të ndërsjellë. S’kanë bërë veç reklama të mira, po histori.
Starbucks dhe BBDO, Nike dhe Wieden+Kennedy, Coca-Cola dhe WPP OpenX – krejt këto janë shembuj të partneriteteve ku agjencitë nuk shihet veç si shitës, por si vazhdim kreativ i ekipit të brendit. Kjo energji nuk krijohet në një dhomë pitch-i me kohëmatës. Krijohet me kohë, përmes bashkëpunimit, bisedave të sinqerta dhe po, ndonjëherë edhe përmes ndonjë dështimi.
Agjencitë që e njohin historinë tënde, sfidat e brendshme, ambiciet, ato nuk bëjnë veç reklama më të mira, ato ndërtojnë vlerë për brendin.

Edhe një Pitch i çum posht’
Koperativa është në këtë lojë prej 2004-ës. I kemi ndihmu brendeve me u rrit, kemi nisë fushata, kemi zgjidhë probleme të biznesit me mendim kreativ. I kemi rritë shitjet, imazhin dhe pjesëmarrjen në treg.
Po edhe pas 20 vjetëve punë e rezultate, prapë pritet me performu si në The Voice, me këndu hitin tonë ma të mirë, me shpresë që kthehet naj karrige.
Pjesa ma e keqe? Pitch-i nuk është garë e ndershme. Na vjen një email me një përshkrim që nuk ka kuptim, që e mohon vetveten. Pa informata të mjaftueshme, pa bashkëpunim të vërtetë, e me klient që është tu kërku përgjigjen më të bukur në letër, e jo partnerin më të mirë me mendu bashkë.
Edhe le të jemi të sinqertë, në fund, shumë rrallë vendimi merret mbi bazën e kreativitetit apo potencialit të vërtetë të idesë.
Çmimi, ai është faktori kryesor, edhe pse askush s’do me e pranu.
Edhe kur fitojmë ndonjë pitch, ideja që e kemi mendu me shumë kujdes, shumë herë as nuk zbatohet ashtu siç është propozu. Atëherë, pse kërkohet me dorëzu strategji kreative të kompletuara në fazën e pitch-it, kur shumica kurrë nuk e shohin dritën?
David Ogilvy njëherë tha:
“Klientët e marrin reklamën që e meritojnë.”
Nëse i fut agjencitë në një garë me shpatë për kreativitet, nuk po investon në strategji të thellë por po merr një pitch me shkëlqim afatshkurtër, që me t’u dokë mirë në sallën e bordit.
Edhe për fat të keq, nga përvoja jonë edhe kur fitojmë, puna rrallë zhvillohet ashtu siç është mendu.

Një qasje më e mirë: Prej prezantimeve në biseda
Alternativa? Krejt e thjeshtë:
Vlerësoni agjencitë për gjanat që kanë rëndësi. Mos mblidhni ide falas, shikoni punën që e kanë bë, mendimin strategjik dhe rezultatet reale.
Zgjedhni partner, jo interpretues. Puna ma e mirë vjen prej bashkëpunimit afatgjatë, jo prej një gare të vetme.
Kreativiteti s’është provë falas. Nuk është ndonjë smorgasbord ku shijon ide derisa të gjesh një që t’pelqen.
Klientët e mirë e dinë këtë.
Tjerët? Janë hala duke kërku mostra falas.
#DitchThePitch
Koha me kërku ma shumë. Për agjencitë. Për kreativitetin. Për respekt.